News

November 2011

Tehnolab was granted an authorization in waste management training

more


October 2011

Tehnolab’s team participated in the IV International Conference called ”The Laboratory Competence 2011”, that was held in Cavtat, Croatia

more


September 2011

Participation in the OSH World Congress in Istanbul, Turkey

more


News archive

Për ne


TEHNOLAB është formuar në vitin 200 si subjekt i veçantë afarist me qëllim të dhënies së shërbimeve cilësore në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe mbrojtjes dhe sigurisë gjatë punës.

Ideja për formimin e firmës së pavarur doli nga mr. Magdalena Trajkovska Trpevska, themeluese dhe menaxher gjeneral i Tehnolab që, duke pasur parasysh rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe të punës, ndërsa me përvojën e vet shumëvjeçare si inxhinier kimist i specializuar, person përgjegjës për formim dhe akreditim të laboratorit për hulumtime ekologjike dhe monitorim të mjedisit jetësor dhe të punës, në përputhje me ISO 17025, ekspert për vlerësim të ndikimeve mbi mjedisin jetësor dhe person ekspert për mbrojtjen dhe sigurinë gjatë punës, vendosi të ecë në rrugën e vet. 

Më tepër për themeluesin e Tehnolab mund të shihni këtu
[ CV – mr. Magdalena Trajkovska Trpevska ]

Subjektet industriale afariste shumë shpejt e dalluan veprimtarinë, ekspertizën dhe efikasitetin e bashkëpunëtorëve të cilët iu bashkëngjitën themeluesit dhe për një kohë të shkurtër Tehnolab është i pranishëm në një numër të madh subjektesh afariste të industrisë, energjetikës dhe ekonomisë në R. e Maqedonisë. 

Besojmë se emrat e klientëve tanë dhe besimi i tyre tek ne flet mjaftueshëm për përkushtimin tonë në zgjidhjen e detyrave të komplikuara lidhur me mjedisin jetësor dhe mbrojtjen gjatë punës.


Me më tepër se 10 vjet përvojë pune në këtë fushë dhe qindra projekte të suksesshme, kemi ndërtuar një bazë të fortë njohurish e cila na mundëson të ballafaqohemi me kërkesat më specifike dhe të japim zgjidhje për detyrat më të komplikuara.

Niveli i lartë i njohurive i kombinuar me përvojën në fushën në të cilën ishim pionierë, kurse sot jemi udhëheqës, e garantojnë suksesin tonë, por edhe suksesin e klientëve tanë.

Ndaj punës sonë që nga fillimi, gjithashtu edhe sot  veprojmë me entuziazëm dhe mekënaqësi, dhe falë organizimit të mirë u japim klientëve tanë atë që ua premtojmë. Madje edhe më shumë se kjo...

Prandaj, roli ynë pionier në këtë fushë tek ne është vetëm detyrë më tepër që të mbindërtohemi vazhdimisht dhe të jemi në hap me arritjet botërore në këtë sferë, që e vërteton edhe bashkëpunimi ynë në projekte me Agjenci dhe laboratorë evropianë të lartë.

Koordinimi, komunikimi, angazhimi dhe bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm me Institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë na jep të drejtën të besojmë se Maqedonia mundet dhe e meriton të të jetë vend ku jetohet dhe punohet në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm!

Mos prisni që sanksionet ligjore të jenë motivi dhe ndërgjegjja juaj, reagoni në kohë që bashkërisht të kontribuojmë për një mjedis më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të bukur.


Na kërkoni, ne jemi këtu për Ju, për ata rreth Jush dhe për ata pas nesh. 

Çdo kërkesa Juaj është nxitja jonë. Jemi të gatshëm pas xhirimit të gjendjeve për një kohë shumë të shkurtër t’i përgjigjemi thirrjes suaj. 

Juaji TEHNOLAB