News

November 2011

Tehnolab was granted an authorization in waste management training

more


October 2011

Tehnolab’s team participated in the IV International Conference called ”The Laboratory Competence 2011”, that was held in Cavtat, Croatia

more


September 2011

Participation in the OSH World Congress in Istanbul, Turkey

more


News archive

Pse Tehnolab


CILAT JANË PËRPARËSITË E TEHNOLAB?

Arsye për shkak të të cilave duhet të zgjidhni tehnolab si partnerin tuaj në fushën e sigurimit gjatë punës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor: 

  • Autorizim (licencë) për kryerjen e të gjitha punëve të parapara profesionale në përputhje me Ligjin për Siguri dhe Shëndet gjatë punës (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 92/07) nxjerrë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale:
    • Vlerësim i rrezikut
    • Koncept i deklaratës së sigurimit 
    • Përpunim dhe zbatim i programeve për trajnim të të punësuarve për kryerje të sigurt të punës 
    • Testim dhe kontroll i rregullt i pajisjes për punë 
    • Matje periodike e dëmeve kimike, dëmeve fizike dhe kushteve mikroklimatike në mjedisin e punës
  • Laborator personal i cili është laboratori i parë i akredituar në R. e Maqedonisë në përputhje me Standardin Internacional ISO 17025:2006 për kontrollim të kushteve në mjedisin e munës dhe mjedisin jetësor, i plotësuar me Organin Inspektues, i vetmi në R. e Maqedonisë kompetent për kontrollim në fushën e sigurisë gjatë punës, në përputhje me ISO 17020.

  • Autorizim për kryerjen e punëve profesionale nga fusha e mjedisit jetësor i lëshuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

    • Spektër i gjerë shërbimesh
      Tehnolab ju ofron pako shërbimesh nga fusha e mbrojtjes gjatë punës (Deklaratë për siguri me vlerësim të rrezikut të vendeve të punës, trajnim të të punësuarve për SSHR, matje të kushteve në mjedisin e punës) që do t’ju ndihmojnë t’i plotësoni kërkesat e legjislatives sonë. Gjithashtu Tehnolab ju ofron shërbime nga fusha e mjedisit jetësor (Matje në mjedisin jetësor, Monitorim të mjedisit jetësor, Vlerësim të ndikimit mbi mjedisin jetësor, Vlerësim strategjik për ndikimin mbi mjedisin jetësor, Elaborate për mbrojtjen e mjedisit jetësor, Aplikime për marrjen e lejes për harmonizim me planin operativ etj.). Jemi të bindur se me ofertën tonë të shërbimeve të specializuara dhe profesionale kontribuojmë që klientët tanë të ndjehen të sigurt gjatë zgjidhjes së problemeve të tyre nga fusha e veprimtarisë sonë [shërbime Tehnolab]

    • Shërbime cilësore dhe profesionale 
      Konsiderojmë se në fushat e veprimtarisë sonë nuk ka hapësirë për improvizim. Prandaj investojmë në kuadro me cilësi dhe profesionalizëm të lartë. Cilësia dhe profesionalizmi gjatë kryerjes së shërbimeve tona janë shumë të rëndësishme për arritjen e qëllimeve të klientëve tanë.   

    • Përvoja shumëvjeçare
      Ekspertët tanë kanë përvojë të lartë profesionale shumëvjeçare në fushën e mbrojtjes gjatë punës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. [Lista referente]

    • Ekip multidisciplinor 
      Ekipi multidisciplinor i Tehnolab është specializuar për të gjitha llojet e punës lidhur me mbrojtjen dhe sigurimin gjatë punës. Ekipi ynë është kompetent dhe fleksibil në menaxhimin me projektet multidimensionale me qëllim që t’u përgjigjet kërkesave tuaja. Me një qasje të tillë e përforcojmë përditë pozicionin tonë si lider në fushën e mbrojtjes gjatë punës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

    • Besueshmëri
      Jemi të përkushtuar në zhvillimin e raportit partner me klientët tanë. Si partnerë të sigurt dhe të besueshëm, qëllimi ynë është të mbetemi partner afatgjatë dhe të vlefshëm për në të ardhmen kështu që realizojmë shkëmbim kreativ të informacioneve dhe përvojave.  

    • Përgjegjësi dhe fleksibilitet 
      Përgjegjësia jonë e vazhdueshme është t’u përgjigjemi kërkesave të klientëve tanë. Realizimi i shërbimeve tona është gjithmonë në përputhje me mundësitë dhe kërkesat e klientëve tanë.  

    • Kompetitivitet
      Profesionalizmi dhe cilësia gjatë përfundimit të shërbimeve tona janë pikë plus në krahasim me konkurrentët tanë.

    • E fundit, por gjithashtu e rëndësishme për t’u përmendur 
      TEHNOLAB realizon bashkëpunim të afërt me institucionet kompetente nga fusha e mbrojtjes gjatë punës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor kështu që jemi të përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e strategjive për mbrojtje cilësore të mjedisit të punës dhe mjedisit jetësor.